• workers-flyer-front
  • workers-flyer-front-EN

06 Feb Announcing “Workers Leaving the Studio. Looking Away from Socialist Realism”

(English below)

“PUNËTORËT DALIN NGA STUDIOJA. DUKE MOS PARË MË REALIZMIN SOCIALIST”

27 shkurt – 5 prill 2015

Më 27 shkurt 2015, ora 18.00, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Departamenti i Shqiponjave kanë kënaqësinë e veçantë të hapin për publikun në sallën e ekspozitave të përkohshme ekspozitën ndërkombëtare “Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist”, kuruar nga Mihnea Mircan. Ekspozita tregon vepra nga Irwin (Slloveni), Armando Lulaj (Shqipëri), Ciprian Mureşan (Rumani), Santiago Sierra (Spanjë), Jonas Staal (Hollandë) dhe Sarah Vanagt (Belgjikë), si një përzgjedhje ekskluzive veprash nga fondi i GKA.

Sipas kuratorit Mihnea Mircan, “Kjo ekspozitë është një përpjekje për të hedhur dritë mbi fragmente të veçanta të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, dhe atyre projekteve të artit bashkëkohor që fokusin e kanë rreth nocionit të realizmit. Ajo ngrihet mbi dy hipoteza për realizmin e epokës socialiste, mbi dy mënyrat sesi diskursi i asaj periudhe nuk mori fund. Shtysa heroike në ato vepra, që dëbonte metaforën e cila më pas rikthehej si një lapsus frojdian, minon dhe gërryen aspiratat e tyre realiste, dhe mpak mimesis-in e një bote ‘të ardhshme’. Nga ana tjetër, marrëdhënia mes lirisë artistike dhe shërbimit politik, shtylla ku mbështetet prodhimi i artit realist socialist, shtron një ekuacion për të cilin praktikat e angazhuara të artit bashkëkohor patjetër duhet të japin një përgjigje, edhe atëherë kur gjenden brenda një regjimi të ndryshëm të bashkëbisedimit politik.”

Të premten me datë 27 shkurt 2015, ora 11:00 në GKA do të zhvillohet një konferencë për shtyp me kuratorin dhe stafin kuratorial mbi këtë ekspozitë.

“WORKERS LEAVING THE STUDIO. LOOKING AWAY FROM SOCIALIST REALISM”

February 27 – April 5, 2015

On February 27, 2015, at 18:00, the National Gallery of Arts and The Department of Eagles have the special pleasure to open to the public in the temporary exhibitions wing the international exhibition “Workers leaving the studio. Looking away from socialist realism,” curated by Mihnea Mircan. The exhibition includes works by Irwin (Slovenia), Armando Lulaj (Albania), Ciprian Mureşan (Romania), Santiago Sierra (Spain), Jonas Staal (Netherlands), and Sarah Vanagt (Belgium), as well as an exclusive selection of works from the collection of the National Gallery of Arts.

According to curator Mihnea Mircan, “This exhibition is an attempt to articulate specific fragments of the collection at the National Gallery of Arts in Tirana and contemporary art projects whose concerns revolve around the notion of realism. It works through two hypotheses about the realism of socialist times, the two ways in which that discourse did not end. The heroic drive in those images, banishing metaphor but having it return as Freudian slip, undermines and corrodes their realist aspirations, and deflates the mimesis of a world ‘to come.’ On the other hand, the relations between artistic freedom and political subservience that underpin socialist realist art production radicalize an equation that contemporary engaged practices must also respond to, even if within a different regime of political interlocution.”

On Friday, February 27, 2015, at 11:00 am, there will be a press conference in the National Gallery of Arts with the curator and curatorial staff of the exhibition.

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.