25 Mar Presentation of the Albanian Lapidar Survey @ Tulla, March 26, 2015

11086859_10206382768436037_1160057380_o

Në vazhdën e prezantimeve të librave, autorëve, artistëve dhe nismave të shoqërisë civile jemi të lumtur të kemi të ftuar “Departamentin e Shqiponjave” për një prezantim të Hulumtimit mbi Lapidarët e Shqipërisë të enjten dt 26 mars, në ora 19:00. Prezantimi do të mbahet nga Vincent W.J. van Gerven Oei dhe do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Departamenti i Shqiponjave/The Department of Eagles, themeluar në 2011 në Tiranë, është një zyrë projekt për artet dhe shkencat humane. Projeket më të vonshme përfshijnë Hulumtimin mbi Lapidarët e Shqipërisë dhe ekspozitën “Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist.” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Departamenti i Shqiponjave ka botuar publikimet dygjuhëshe “Pedagogies of Disaster/Pedagogjitë e shkatërrimit” (2013) dhe “Lapidari” (2015), të dyja tek Punctum Books, Brooklyn. www.departmentofeagles.org

Në qershor dhe korrik 2014, një grup i Departamentit të Shqiponjave i përbërë prej Vincent W.J. van Gerven Oei, Marco Mazzi, dhe Xheni Alushi kanë ngarë 7000 km përmes Shqipërisë duke fotografuar dhe hartëzuar të gjithë çka quhen lapidarë, të ndërtuar nga regjimi socialist shqiptar si një pjesë thelbësore e “propagandës monumentale“. Duke përkujtuar partizanët e rënë, luftërat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe arritjet e socializmit. Këto monumente mund të gjinden në çdo qytet e fshat dhe përbëjnë një trashëgimi unike në Evropë që deri tani ka qënë (dhe ende është) kryesisht e neglizhuar. Rezultatet e Hulumtimit mbi Lapidarët e Shqipërisë janë publikuar në tre volume të “Lapidari” (2015), që mund të porositet ose shkarkohet pa pagesë nga:

http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-1/
http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-2/
http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-3/

dhe një link i dokumentimit:

http://albanianlapidarsurvey.tumblr.com/
https://vimeo.com/channels/albanianlapidarsurvey

———
Departamenti i Shqiponjave/The Department of Eagles, founded in 2011 in Tirana, is a project bureau for the arts and humanities. Recent projects include the Albanian Lapidar Survey and the exhibition “/Workers Leaving the Studio. Looking Away from Socialist Realism.” in the National Gallery of Arts. The Department of Eagles has published the bilingual publications “Pedagogies of Disaster/Pedagogjitë e shkatërrimit” (2013) and “Lapidari” (2015), both at Punctum Books, Brooklyn. www.departmentofeagles.org

In June and July 2014, a team of The Department of Eagles, consisting of Vincent W.J. van Gerven Oei, Marco Mazzi, and Xheni Alushi, drove 7000 km through Albania photographing and mapping all the so-called lapidars built by the former Albanian socialist regime as integral part of their “monumental propaganda.” Commemorating fallen partisans, battles of the National Liberation Army, and the accomplishments of socialism, these monuments can be found in every city and village and constitute a cultural heritage unique in Europe that heretofore has been (and still is) mostly neglected. The results of the Albanian Lapidar Survey were published in the three volumes of “Lapidari” (2015), which can be ordered or downloaded free of charge from:

http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-1/
http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-2/
http://punctumbooks.com/titles/lapidari-volume-3/

And a link to the documentation:

http://albanianlapidarsurvey.tumblr.com/
https://vimeo.com/channels/albanianlapidarsurvey

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.